Mendimi para për rezultatin më të mirë

Gjatë periudhës së gjatë të historisë së kompanisë tonë ne kemi zhvilluar shumë gurë kilometrik në fushën e teknologjisë së dritareve dhe të dyerve. Në zhvillimet tona aktuale përfshihen për shembull:

activPilot Comfort PADM

Vendosja paralele - Ajrosja natyrale

Për shkak të vendosjes paralele të dritares së vërtet kundrejt kornizës krijohet një hapësirë ajrimi 6 mm rreth e përqark. Kjo e re revolucionare mundëson një klimë ideale për shkak të shkëmbimit të butë dhe të vazhdueshëm të ajrit dhe garanton në të njëjtën kohë karakteristika bllokuese kundër hyrjes me forcë në një dritare të mbyllur. Shtëpia juaj është e sigurt edhe me dritaret e vendosura në mënyrë paralele – edhe kundër zhurmës dhe shiut të fortë. Përveç të tjerave mënjanohet në mënyrë efektive formimi i mykut nëpërmjet qarkullimit të ajrit.
mekanizma mekanike për mbylljen e dyerve

autoLock AV3 - Jetë e sigurt

Mbyllja e shumëfishtë automatike autoLock AV3 u zhvillua nga Winkhaus, për ta bërë një ndërtesë që tek porta kryesore të sigurt pa kompromise. Ajo disponon një aktivizues magnetik në anën e kornizës dhe në mënyrë opsionale funksionin ditor dhe përdorimin me një dorë për më shumë komoditet përdorimi. Mekanizmat rrotullues masive dhe vetë-mbyllës në kombinim me dy elementë izolues kujdesen për siguri absolute dhe izolim të lartë të ndërtesës.
$name

blueSmart - Mbyllja inteligjente

Si sistem inteligjent për sisteme organizimi aksesi blueSmart kombinon çelësat e programueshëm me dizajn modern me një komandim qendror hyrje. Gjatë kësaj pune blueSmart transmeton të gjitha të dhënat me anën e një rrjeti virtual dhe komunikon madje me përhapje më të shpejtë dhe virale të urdhrave. Kjo do të thotë: Urdhrat e rëndësishëm të sistemit zbatohen në mënyrë komode dhe të shpejtë. Në këtë mënyrë për ndërmarrje të mëdha ose për institucione është më e thjeshtë për të reaguar në mënyrë fleksibël në komplekse ndërtesash kundrejt të gjitha kërkesave.

Produktet tona

Informacione të detajuara mbi produktet tona

Mësoni më shumë:

Faqja jonë ndërkombëtare mban për ju të gatshme një shumëllojshmëri informacionesh. Zbuloni tani edhe më shumë avantazhe interesante të asortimentit tonë novator në:

winkhaus.com